Informohu në çdo moment.

Aug 15, 2019

KF Lipjani vazhdon me fitore, trajneri Gashi i kënaqur me ekipin!

KF Lipjani ka shënuar fitore si musafire e klubit të Rilindjes nga Prishtina, rezultati përfundimtar i takimit miqësor ishte 1-0 teksa golin e fitores e shënoi sulmuesi i krahut Agon Ismaili.

Jeton Gashi dhe ekipi i tij vazhdojnë të impresionojnë, ekipi i ri i qytetit pas fitores me Vjosën e barazimit me Bashkimin arriti edhe një rezultat tjetër pozitiv duke mposhtur 1-0 Rilindjen në mes të kryeqytetit.

Ndeshja në Taukbashqe pati dhjetra shikues teksa u përcoll me dominim të tërësishëm të ekipit musafir që përveq golit pati dhe tre raste të tjera të 100 për qindta për të shënuar gol por që fatkeqësisht nuk shkuan në rrjetë aty ku edhe duhet.

Dashnim Hyseni edhe në takimin e sotëm shfaqi formë jetësore duke treguar kështu që me Jeton Gashin si trajner ai do arrijë potencialin e plotë, duke konfirmuar kështu vetën si një nga prospektet më të zjarrtë të futbollit lipjanas, me lojë të mire u dalluan edhe lojtarë të tjerë si Liron Tasholli, Mentor Lekaj, Lorik Buja, Bjond Drenica e Qendrim Neziri që mbajti portën e pa prekur.

Trajneri Gashi pas ndeshjës për SportLajm tha: "Jam i kënaqur me lojën, dominuam totalisht dhe treguam vlerat e tona, tani me kokën lartë vazhdojmë stërvitjet dhe përgaditjet për ndeshjet e ardhshme si dhe sezonin e ri".

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments