Informohu në çdo moment.

Jul 6, 2019

Flet trajneri: "Portierët e Ulpianës janë të rinjë dhe me shumë potencial"

Për momentin Ulpiana ka katër portier duke përfshirë këtu dyshën e sezonit të kaluar: Plaurat Dugolli dhe Armend Miftari si dhe dyshën e sapo transferuar Edison Rexhepi & Apollon Tara, të gjithë këta portier premtojnë shumë për të ardhmen dhe kanë moshë të re.

Gazeta SportLajm, pati një prenoncim nga trajneri i portierëve tek Ulpiana, Diamant Kadriolli i cili në lidhje me katër portjerët që ka në dispozicion, u shpreh: "Stërvitjet me portier po shkojnë shumë mirë, jemi duke punuar në aspektin e ambientimit të portierëve Tara dhe Rexhepi, si dhe me ardhjet e reja. Për fat të mirë janë ambientuar shumë shpejt, fal profesionalizmit të tyre, dhe duke iu falënderuar edhe portierëve Miftari dhe Dugolli, të cilët janë duke i ndihmuar në këtë drejtim."

Ai planifikimin e ka bërë në tre pediudha të cilat janë këto: 

-Periudha e parë është ajo e përgatitjes fizike, së bashku me pjesën tjetër të ekipit.

-Periudha e dytë dhe ajo më e ngjeshura, e dedikuar vetëm për portierët, më shumë stërvitje dhe elementet e specifikuara për portier, ku gjithashtu kjo periudhë përfshinë edhe lojën testuese, për të parë formën e secilit portier.

-Periudha e tretë (faza përfundimtare), shërben si përshtatje dhe ambientim me situatat e lojës para fillimit të kampionatit.

Krejt në fund, trajneri u shfaq i lumtur për grupin që ka në dispozicion. 
"Jam i gëzuar më faktin, se të gjithë portierët janë me moshë të re, dhe janë shume premtues për të ardhmen, nëse nuk mungon puna e tyre dhe përkushtimi, kanë një potencial shumë premtues për të qenë konkurrues në futbollin Kosovar."

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments