Fitore tenistike prej 6-1 arritën 7 Vëllezërit në takimin qerek-final kundër Dobrajës e cila shfaqi fytyrë krejt tjetër nga qfarë jemi mësuar ta shohim.
Ndeshja derbi e natës së djeshme mes 7 Vëllezërve dhe Dobrajës nuk doli të jetë e tillë pasi qysh nga fillimi ekipi i Fadil Sopës tregoi superioritet në fushë duke mos i lënë thuajse aspak hapsirë kundërshtarëve të cilët gjatë 4 raundeve të para pësuan vetëm 4 gola e po kaq gola i morrën vetëm gjatë pjesës së parë në ndeshjen e djeshme në Rufc.
Pjesa e parë 4-0 ku shkëlqyen të gjithë lojtarët e menagjerit Sopa e madje gol shënoi dhe portieri Maqaj nuk u la terren "Stuhisë së kuqe" për tu kfjellur në 10 minutëshin e dytë pavarësisht që ata provuan deri në fund të gjenin golat, krejt qka Dobraja arriti të bënte ishte ngushtimi i disavantazhit nga 5-0 në 5-1 për të pësuar më pas edhe një gol tjetër në fund që vendosi epilogun përfundimtar të takimit: 7 Vëllezërit 6-1 Dobraja.
7 Vëllezërit do presin në finale fituesin e ndeshjes në mes Autoshkolla Amari dhe Europlast 333.

