Mercedes Benz, Yjet, Bujani, Lumi Madh, Electro Tech dhe TermoLabi janë skuadrat që do luajnë në playoffin e sezonit të 12 në superligën e Liga Total.
Mercedes Benz dhe Yjet që përfunduan sezonin në dy pozitat e para e kan siguruar gjysëm-finalën direct, ku do ndeshën me fituesit e ndeshjeve Electro Tech-Lumi Madh dhe Bujani-TermoLabi.
Ndeshjet e para qerek-finale luhen të mërkurën në mbrëmje, këtu nga ora 21:00 duelojnë Bujani -TermoLabi në një duel që favorit të lehtë e ka skuadrën e Bujanit që ka arritur të siguroj shërbimet e Taulant Rusinovcit por futbollit nuk i dihet dhe skuadra e tyre kundështare është shumë e pa përshtatshme dhe është një nga ato skuadra që nuk dorëzohen deri në sekondën e fundit të takimit.
Ndeshja e dytë qerek-finale luhet mes Electro Tech-Lumi Madh, këtu favorit nuk ka pasi që të dy skuadrat kan të njejtin nivel të kualitetit dhe të dëshirës për të triumfuar në playoff, Electro Tech e udhëhequr nga Argjend Tasholli ka vite që po e kërkon playoffin ndërsa Lumi Madh vjen nga një sezon i kaluar në ligën e dytë dhe kërkon që menjëher të bëjë senzacionin e madh.
Këto takime priten të jenë mjaftë interesante, dhe në Toni Stadium projektohet të jenë me qindra shikues për të përcjellur këto ndeshje të zjarrta teksa Liga Total premton organizim perfekt si qdo herë në këtë faze.

