Informohu në çdo moment.

Jun 28, 2019

KF Lipjani nis përgaditjet, potencial i jashtëzakonshëm në këtë ekip!

KF Lipjani ka nisur sot me grumbullimin e lojtarëve në mesin e të cilëve ka dëshirë, talent dhe potencial të madh për të ardhmën.

Menjëher pasi KF Lipjani zyrtarizoi pjesëmarrjën e saj në edicionin e ardhshëm të garave në kuadër të FFK, drejtori i ekipit e njëkohësisht legjenda e futbollit Jeton Gashi dhe stafi i tij filluan të skautonin lojtarët potencial që mund t'i bashkoheshin skuadrës menjëher në përgaditje.

Lojtar të provuar dhe talent të mirënjohur Lipjanas i'u kanë bashkangjitur trajnerit Gashi në përgaditje gjatë ditës së sotme, ndër ta edhe lojtarë me potencial të lartë si Liron Tasholli, Mentor Lekaj, Daut Dedushi dhe lojtarë të provuar si Mentor Syla i cili sipas të gjitha gjasave do jetë kapiten i skuadrës në ndjekje të ligës së parë gjatë sezonit të ardhshëm.

Në lidhje me lojtarët që po diskutohen të jenë pjesë e KF Lipjanit në sezonin e ri do ketë një postim në mbrëmje, ku do qartësohen shumë gjëra si dhe do bëhet zyrtare një transfer bombastik i skuadrës.


Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments