Informohu në çdo moment.

Jun 20, 2019

Finalja e madhe e "Besim Sopës", 7 Vëllezërit kundër yjeve të futbollit të madh!

Bashkimi - 7 Vëllezërit është finalja e turneut "Besim Sopa- Gazepi" që do luhet sonte nga ora 22:00.

7 Vëllezërit e Fadil Sopës kërkojnë rikthimin tek trofetë pas dy finaleve rresht të humbura, teksa as skuadra e udhëhequr nga Egzon Shabani nuk janë në pozitë më komode pasi që në turneun e fundit në Smallushë janë eleminuar herët duke mos treguar më të mirën e mundshme.

Sipas analizës së SportLajm ndeshja do jetë e nxehtë teksa diferenca do bëhet nga dueli në mes Narcis Alibegut dhe Egzon Shabanit, teksa pritet përkrahje e madhe dhe shumë shikues në ndeshjën finale.

Gjyqtarë do jenë Milot Rexhepi dhe Ardi Rushiti.

Në këtë turne morrën pjesë rreth 100 ekipe, ndërsa ndeshjën për vendin e tretë e fituan Rent a Car Narti i Mentor Sylës.
7 Vëllezërit Center - sponzor krenar i SportLajm!

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments