Pas barazimit 0-0 në Fushë Kosovë, Arbëria do jetë prapë musafire.
Kësaj rradhe skuadra e Nuhi Bahtirit do të udhëtoj në Hogosht për tu përballur me Kikën që ka nevojë të madhe për pik. Kika do jetë kundërshtar i rrëzikshëm për Dobrajasit pasi ka vetëm 23 pikë dhe ka nevojë emergjente për të fituar këtë ndeshje, përveq nevojës për pikë Kika ka edhe epërsinë e faktorit fushë pasi do luajë si vendas dhe tifozeria e tyre e flaktë përbën rrëzik të madh dhe për skuadrat e kreut të tabelës.
Që Arbëria do e ketë të vështirë të kthehet me pikë nga Hogoshti as që diskutohët por skuadra nga Dobraja ka nevojë për pikë në këtë fund kampionati pasi qdo lëshim do i rrezikonte dukshëm pozitat e saja në ligë të parë.
Ndeshja e parë mes skuadrave përfundoi me rezultatin 2-1 për Stuhinë e Kuqe.

