Ka përfunduar pjesa e parë e takimit në "Better Life", KB Lipjani vendas po fiton thellë kundër skuadrës së Vëllaznimit me rezultatin 46-36.(20-22, 26-14)
Vendimtar për suksesin e vendasve në këtë periudhë ishin 17 pikët rresht të shënuara duke kthyer rezultatin nga 27-34 në 44-34.
"Ylli" Amerikan Mitchell nuk është as hija e lojtarit që ishte gjatë ndeshjeve në superligë, teksa skuadra po mbahët në "shpinë" nga Musab Mala që ka 30 pikë, ndërsa ndihmë po jep edhe Arian Mehmeti me 7pikë dhe 10 kërcime.
Tek musafirët nga Gjakova më i miri është Atik Koshi me 14 pikë, ndërsa mirë po luajnë dhe Kryeziu e Ridley.

