Informohu në çdo moment.

Apr 27, 2019

KB Lipjani shkatërron Vëllaznimin, përsëri pjesë e superligës!!!


Ishte e vështirë, por KB Lipjani ja doli dhe mposhti Vëllaznimin me rezultatin 87-77 ,(20-22, 26-14, 21-21, 20-20) duke anuluar kështu epërsinë prej tre pikësh nga ndeshja e parë të musafirëve.

"Tigrat" sigurojnë edhe një sezon në elitën e basketbollit kosovar pas fitorës së vështirë ndaj Vëllaznimit.

Më të mirët tek Lipjani sonte ishin Musab Mala me 38 pikë e 7 kërcime, si dhe Arian Memeti që regjistroi Double-Double monstruoz prej 19pikësh dhe 19kërcimesh teksa edhe pjesa tjetër e heronjëve kaltër e bardhë Shabani, Vitia, Dervishi, Rexha, Demi, Ejupi e të tjerët kryen për mrekulli detyrat e tyre.

Meritë të madhe në fitorën e vendasve patën dhe tifozeria e flaktë "Tigrat" si dhe të gjithë shikuesit.
Për skuadrën musafire mirë luajtën Atik Koshi me 23 pikë dhe Edmond Kryeziu me 26 pikë.

MVP i ndeshjës zgjidhet lojtari me efikasitetin më të lartë +35 Arian "Air" Memeti që u tregua i pa ndalshëm, teksa edhe Musab Mala ishte aty afër me efikasitet +34.

Sezonin tjetër pritët shumë më shumë nga skuadra, teksa për momentin vetëm festë do ketë për disa ditë rresht në kampin e "Tigrave".

Statistikat e ndeshjës:

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments