Sonte luajtën sfidat e tyre 3 skuadrat nga qyteti i Lipjanit të cilat luajnë në kuadër të Ligës së parë dhe të dytë të Kosovës.
Minatori fitoi brenda në Magure kundër një kundërshtari relativisht të dobët si Vjosa e Shtimës, për skuadrën e trajnerit Statovci shënuan Enis Stublla, Gentrit Bislimi dhe Blend Hyseni.
Ulpiana fitoi në udhëtim ndaj skuadrës së Çelikut me rrezultatin e thellë 6-0, dopietë shënoi Akil Makolli ndërsa shënuan dhe Shqiprim Kelmendi, Emir Baftiu, Egzon Abazi dhe Armend Misini.
Arbëria humbi në Klinë nga superfuqia e ligës së parë Dukagjini me rezultatin 3-0.
Ulpiana dhe Minatori po luftojnë për inkuadrim në ligën e parë, ndërsa skuadra nga Dobraja ka nevojë vetëm dhe për ca pikë për të siguruar mbijetesën pasi që tani më shancat për barazh janë thuajse të pamundura.
Javën e ardhëshme Ulpiana pretë në Lipjan Galaksinë teksa Minatori udhëton në Kamenicë për të luajtur kundër liderit Dardanës, në anën tjetër Arbëria do presë në Lipjan Ramiz Sadikun në një sfidë që pritet të fitohët nga Dobrajasit.

