2 Gola nga Lukaku dhe një penallti e shënuar në minutat shtes nga Rashford kompletuan natën magjike të "Red Devils" të cilët bënë kthimin e pa imagjinueshëm në Parkun e Princave për tu kualifikuar tutje.
Skuadra e Ole Gunn Solskjaer bënë senzacion në kryeqytetin Francez duke eleminuar favoritët e mëdhenjë të PSG, loja ishte shumë interesante me PSG që po mbanin topin dhe po shtyenin kohën dhe me djajtë e kuq që po kërkonin të shënonin golin përfundimtar dhe të kualifikimit të cilin e arritën në minutat shtesë me anë të një penaltie të shkaktuar nga Kimpembe e që u realizua nga Rashford.
Në anën tjetër në Portugali ndeshja mes Portos dhe Romës ka shkuar në vazhdime, pas fitorës së Portos 2-1 në kohën e rregullt që barazoi fitorën 2-1 të Romakëve në Itali.

