Informohu në çdo moment.

Mar 13, 2019

Milan në garë me Inter dhe Tottenham për yllin e ri të Serie A

Sipas raportimeve të fundit të CalcioMercato, Milan është futur në garë për Joachim Andersen që luan si qendër-mbrojtës tek Sampdoria.


Andersen ka bërë paraqitje të mira këtë sezon dhe konsiderohët që është në rrugë të mire për të ndjekur hapat e Romagnoli e Skriniar, për këtë arsye edhe Milan e Inter të cilat kanë fituar shumë me këta dy lojtarë kanë hyrë në garë për Danezin e talentuar.

Për momentin Neroazurrët janë në avantazh për të siguruar shërbimet e Andersen, me Tottenham që gjithashtu janë në ndjekje të tij mirpo futja e Milanit në tratativa për të do ndryshonte shumë gjëra, pasi që tani veç se dihët super forca ekonomike e Fondit Elliot.
Vlera e qendër-mbrojtësit të ri kushton rreth 23 milion euro.

Joachim Andersen këtë sezon ka luajtur 18 here si titular për skuadrën e Sampit duke bërë edhe 3 asiste.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments