Informohu në çdo moment.

Mar 13, 2019

KB Prishtina e mbyll aventurën Europe Cup me kokën lartë

Mbaron aventura e KB Prishtinës në Fiba Europe Cup, të besuarit e Mulaomeroviç mposhtën në Itali nga Varese me rezultatin 

Prishtina e nisi shumë keq qerekun e parë në të cilin humbi 33-21, mirpo as në të dytin nuk bënë më shumë duke u mposhtur 23-19 për ta përmbyllur 20 minutëshin e parë të takimit me rezultatin 56-40.
Nga pjesa e parë tek skuadra Kosovare u dalluan Dardan Berisha dhe Divine Myles që shënuan nga 14 pikë apo 70% të pikëve të skuadrës.

Edhe qereku i tretë i takoi Italianëve të cilët shënuan 23 pikë krahas 21 pikëve të Prishtinës.

Qereku i katërt nisi zjarrtë për skuadrën nga Kosova e cila shënoi 7pikë rradhazi për ta ngushtuar diferencën në vetëm 11 pikë, mirpo Italianët 5 herë kampionë të EuropeCup u këndellën dhe e mbajtën epërsinë deri në fund duke mos rrezikuar fare, qereku i katërt u mbyll me rezultatin 25-23 për Prishtinën, ndërsa e gjithë ndeshja 100-84 në favor të Varese.

Tek Z Mobile Prishtina më të dalluarit ishin Divine Myles dhe Dardan Berisha ndërsa tek skuadra e Vareses luajtën mirë e gjithë skuadra me Ronald Moore që u dallua pak më shumë se tëtjerët.





Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments