Informohu në çdo moment.

Mar 29, 2019

Fundjava sjellë xhiron e tretë të Liga Total, Yjet - Stublla derbi i javës!

Gjiro e tretë(Liga Total) - Raport I Detajuar

Këtë javë luhet gjiro e tretë e ligës më të madhe të futbollit të vogël në kosovë, në planprogram janë disa sfida tejet interesante nga të cilat mund të mësojmë se cilat skuadra janë për pozitat e larta në tabelë e cilat për mbijetes.

Superliga hapet me sfidën mes Topliqanit dhe FC Bardhit, Topliqani këtë sezon e kan nisur kogja mirë dhe po duken kockë e fortë që do luftojnë deri në fund për playoff ndërsa skuadra kundërshtare e tyre Bardhi ka humbur sponzorizimin e Delivery Pizza dhe nuk po shfaqin lojë të mira prandaj sipas të gjitha gjasave ata do luftojnë për mbijetesë.

Në ndeshjen e dytë 7 Vëllezërit luajnë ndaj kampionëve të FC 01, të dyja skuadrat kanë nevojë për fitore në këtë fillim sezoni prandaj pritet të jetë ndeshje e luftuar me 01shat që janë paksa më të favorizuar.

Në ora 18:30 luhët sfida e skuadrave të promovuara këtë sezon Bujani - Xoni-ps, sfida në fjalë do ketë rëndësi të madhe për ish-sulmuesin e Bujanit Diellor Bujën i cili tani bartë fanellën e Xoni-ps, ndërsa një tjetër ish në këtë sfidë është edhe super talenti Lorik Buja i cili ka ndërruar skuadër duke kaluar tek Bujani.

Një nga sfidat derbi të kësaj jave është ajo mes Electro Tech dhe Ximi & Lira, skuadra nga Gadimja pritët që më në fund të jetë pjesë e playoff mirpo sfida si kjo e kësaj jave mund të jenë vendimtare në renditjen përfundimtare prandaj duhet fitore ndaj një kundërshtari direkt për pozitat e para.

Java mbyllet me super-ndeshjen në të cilën Yjet e Bajram Murturit tani pa mbështetjën financiare të Rent Shotanit do përballët me një nga skuadrat më të vjetra në ligë Stubllën, Stublla kërkon po ashtu playoffin dhe do bëjë qdo gjë për të qenë në TOP 6 në fund, prandaj mos u quditni nëse Yjet mposhtën këtë javë.

Ndeshjet e tjera janë: 
  • Lumi Madh - FEFS, ndeshje pa favorit me dy skuadrat që kanë nga 3 pike
  • Mercedes B- Gllogovci, Mercedes Benz janë favorit i madh përballë Gllogovcit që do luftojë për mesin e tabelës
  • Dardanët - Medveci, sfidë mes 2 skuadrave më të dobta të 2 javëve të para, të dyja kërkojnë pikët e para.
  • Axa & Lurn - Prugoci, Prugoci me veteranët Xhabir Jerliu e Shpëtim Gërvalla janë favorit të lehtë përballë milionerëve të Axa & Lurn të cilët se kanë kompletuar skuadrën ende.



Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments