Sonte, ka startuar liga më atraktive e futbollit të vogël në Kosovë, sot u luajtën disa ndeshje të ligës së parë e të dytë ndërsa nesër do luhën ndeshjët e Superligës.
Skuadra më e vjetër e ligës Nipat e Dajës fituan takimin hapës të sezonit, duke mposhtur skuadrën e Talentave me rezultatin e thellë 6-3, ndërsa edhe sfida e dytë pati mjaftë gola me Shalën që fitoi 7-3 ndaj SH Doda GK.
Pas këtyre 2 ndeshjeve të ligës së dytë rradhën e patën sfidat e ligës së parë, rezultatet e të cilave ishin këto:
- Dreni 3-0 Sllovia
- Gasht 3-1 Magurja
- Rest.Dielli 5-5 Auto Rida
- Mega Petrol 3-2 Illyria
- Rufci 1-0 Shokët
- Mazgiti 1-0 Banulla
- Konjuhi 2-6 Eurokos
- Gzimi Market 6-5 Besëlidhja
Ndeshjet ishin mjaftë interesante me rikthime,emocione e me plotë gola ndërsa edhe gjykimi u nda mjaftë mirë nga treshja e gjyqtarëve: Alban Zejnullahu, Gentrit Zogaj & Gazmend Selimi.
Nesër zhvillohën 4 ndeshje nga liga e dytë si dhe ndeshjët e superligës ku sfida kryesore pritët të jetë ajo mes Yjeve të Shotanit dhe debutuesëve të Xoni-Ps.

