Informohu në çdo moment.

Feb 2, 2019

"Yjet" e Ligës Total e kualifikojnë Kosovën më tutje në kampionatin botëror në futsall.

Kosova u kualifikua në fazën kualifikuese për Kampionatin botëror të futsallit pasi mposhti Norvegjinë e Andorrën!

Fitorja në ndeshjën e fundit ndaj Andorrës me 4 gola nga Ramadan Alaj e 1 nga Oso Gjinovci, ja siguruan Kosovës kalimin tutje. Lojtari kryesor në këtë sukses të Kosovës pa dyshim që ishte lideri Dani Alaj i cili shënoi hetrik kundër Norvegjisë dhe gjithashtu poker golash kundër Andorrës.
Interesant është fakti që 8 nga 14 përfaqësuesit e Kosovës luajnë ose kanë luajtur në Liga Total, 3lojtar nga 5shja startuese e Dardanëve janë aktualisht pjesë e superligës në Liga Total, Ramadan Alaj & Vahid Krasniqi (Rent a Car Shotani) dhe Jeton Rukovci (Fox Group), ndërsa në stol ishin Shqipron Brahimi, Taulant Resinovci, Dardan Topilla, Bajram Ramadani dhe Oso Gjinovci të gjithë aktiv ose ish-lojtar të Ligës Total.

Kosova u kualifikua me 2 fitore dhe një humbje, ndërsa tani do jetë pjesë e fazës kualifikuese nga e cila mund të kualifikohët në botërorin e Lituanis në futsall që do luhët në vitin 2020.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments