Sonte, nga ora 21:00 në Stadio Olimpico në Romë luhët sfida e parë gjysmë-finale e Coppa Italia ndërmjet Lazios dhe Milanit, protagonist pritët të jetë polaku Piatek i cili në rast se shënon dopietë do bëhej golashënuesi më i mirë i kohës moderne në këtë kompeticion.
Milani në superformë udhëton sot në kryeqytet për të zhvilluar ndeshjën e parë gjysmë-finale kundër Lazios e cila në kampionat është në rënie të lirë, ndërsa për të arritur në mesin e katër më të mirave mposhti me penalti skuadrën tjetër nga qyteti i modës Interin.
Lazio ndodhët në vështirësi në Serie A këto javët e fundit ku ka lëshuar shumë terren ndaj Milanit e Romës në luftën për pozitën e 4të që të dërgon në Champions. E kokëqarje akoma më e madhe për trajnerin lacial Simone Inzaghi është mungesa e qendër-mbrojtësve në dispozicion, pasi që të gatshëm për sonte ka vetëm ish-lojtarin e rosonerëve Acerbin, dhe mendohët që do eksperimentoj me Lucas Leiva e Patric përkrah tij.
Natë e rëndësishme mund të jetë për "Il Pistolieron" e Djajve i cili në rast të shënimit shkon në kuotën e 9 golave duke barazuar Andrea Lazzarin që në sezonin 2004-2005 shënoi 9herë në këtë kompeticion me fanellën e Atalantës, në rast të një dygolëshi ai do bëhej Golashënuesi më i mirë në epokën moderne të kupës italiane (që nga koha kur kjo kupë nuk luhët me grupe).
Gianluca Vialli mbanë rekordin prej 13golash në kupën italiane sa ishte pjesë e Sampdorias mirpo atëherë sistemi i kupës ishte me grupe prej 6 skuadrash dhe për të arritur në finale duheshin të luheshin plotë 13ndeshje nga secila skuadër, ndërsa tani skuadrat e mëdha me 6 ndeshje arrijnë finalën,dhe skuadrave të vogla i'u duhën vetëm 10suksese për të arritur triumfin.
Milan nuk ka arritur të fitojë këtë garë qysh nga sezoni 2002/2003, ndërsa për herë të fundit në finale ishte para 3sezoneve ku doli kokëulur pas humbjës nga Juventus.


