BrymaTex-MozzartSport dhe FoxGroup-RentShotani janë sfidat gjysmëfinale të Playoffit në Liga Total që do luhën të enjtën në ora 20:00 përkatësisht 21:00 në Banullë.
Bryma Tex arriti kualifikimin pasi e mbylli sezonën e qetë në vendin e dytë.
Favorit i lehtë është skuadra nga Podujeva Bryma Tex, mirpo Mozzart sduhet nënvlersuar asnjëherë pasi me një super portier si Enis Hoxha e me lojtar si Adhurim Bekteshi e Ari Kaqanolli asgjë nuk është e pa mundur. Ndeshja Bryma Tex-Mozzart Sport zhvillohët me fillim nga ora 20:00.
Menjëher pas tyre në stadiumin Toni-M në Banullë fillojnë shfaqjën e tyre super-skuadrat Fox Group dhe Rent a car Shotani që organikën e tyre e kanë të mbushur me super-yje.
Rent a Car Shotani siguroi gjysmë-finalën pasi përfundoi kampionatin e rregullt në vendin e parë me 2pikë më shumë se Bryma ndërsa Dhelpërat arritën gjysmë-finalën pasi shkatrruan në qerek-finale një skuadër me shumë ambicie si ajo e Mercedess Benz dukë i bërë horë me rezultatin e përgjithshëm 11-5 ku i papërmbajtshëm u tregua Mentor Mejzini, për të cilin nuk pati kundër-përgjigjje nga ana e Benzave të cilët smund ta ndalnin asesi.
Kjo ndeshje është një nga ato ndeshje në të cilat nuk mund ta ndash mendjën se cila skuadër është më e mirë se tjetra, pasi të dyja kan në përbërje super-yje që mund ta ndryshojnë rezultatin në qdo sekond dhe është një nga ato ndeshje e cila nuk duhët humbur për asgjë në botë, dhe sigurishtë që dhe shikueshmëria do jetë e lartë.





