Informohu në çdo moment.

Feb 5, 2019

2 ndeshje spektakolare të enjtën në playoff-in e Ligës Total

7 Vëllezërit - Mozzart dhe Fox Group - Mercedes Benz janë 2 sfidat të cilat mund ti shijoni me datën 7shkurt nëse vendosni të vizitoni stadiumin Toni-M në Banullë të Lipjanit.

Nga ora 20:00 fillon ndeshja mes kompanisë së madhe Lipjanase 7Vëllezërit kundër skuadrës Prishtinase Mozzart Sport, favorit në letër dukën gjigandët Lipjanas të 7 Vëllezërve të cilët udhëhiqen nga lojtarë me përvojë që e kan fituar më parë Ligën Total, ndërsa Prishtinasit futën në këtë ndeshje pa pasur eksperiencë më parë në playoff, mirëpo me ambicie dhe dëshirë për të treguar arsenalin e tyre të plotë.

Ndërsa, pas tyre më saktësishtë në ora 21:00 fillon takimi tjetër ndërmjet skuadrës së Mercedes Benz të cilët bazojnë lojën tek futsallisti i Prishtinës 01 Getart Hyseni, të cilët do përballën me gjigandët e Fox Group që do kërkojnë me doemos fitorën dhe kalimin e këtij Raundi, për tu përballur më pas kundër Rent a Car Shotanit në gjysmë-finale.

Fituesit e këtyre 2 sfidave kalojnë në gjysmë-finale ku po i presin tashmë skuadrat e vendit të parë dhe të dytë Rent a Car Shotani përkatësisht Bryma Tex.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments