Mozzik ka gati hitin e rradhës, kënga e re e tij do të prodhohet nga dj A-Boom i njohur për publikun shqipëtar si ish pjestar i grupit OTR dhe prodhues i shumë hitesh të këtij grupi, veçanërisht i shumë këngëve të Noziy/t.
Suksesi i këngës së fundit e ka bërë reperim ferizajas të punoj akoma më shumë për projektet e ardhëshme, dhe siç duket ai ka gjetur partnerin perfekt për krijimin e Hitit të ri. Sipas disa burimeve të lajm24-ks.blogspot.com ai është parë në shoqëri të Dj A-Boom i cili tashmë ka dhe studion e tij profesionale A-Boom Production.

