Kosova nis sod ndeshjët para-kualifikuese për kampionatin botëror të futsallit që luhët në Lituani vitin tjetër, kundërshtari i parë Bjellorusia.
Përfaqësuesja e Kosovës në futsal e udhëhequr nga trajneri Ramadan Cimili luan sod në ora 18:30 ndeshjën e parë të vlefshme për para-kualifikime të botërorit. Kundërshtari i parë i Kosovës do jetë Bjellorusia që ka një përbërje kryesisht me lojtar të skuadrës kampione të vendit LSM Lida të cilët janë të njohur për shumë resprezentues të Kosovës, pasi që u përballën me ta në grupet e elite-raund në ligën e kampionëve sa ishin pjesë e Feniks.
Për Kosovën ndeshjën priten ta fillojnë: Alfred Prenqi/Vahid Krasniqi(c), Jeton Rukovci/ Ramadan Alaj, Arbër Dobroshi.
Pos Bjellorusisë e Kosovës në grupin b bëjnë pjesë dhe Andorra e
Norvegjia, 2 të parat kalojnë grupin ndërsa të gjitha ndeshjët do të luhën në Minsk të Bjellorusisë.
linku për të parë ndeshjën: https://www.tvr.by/eng/televidenie/belarus-5/

